Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zelenski: Për sa kohë që ka raketa, Rusia nuk do t’i ndalë sulmet

Foto: arkiv

“Ukrainasit duhet të përgatiten për një dimër të gjatë dhe të vështirë të shënuar nga sulmet ruse”, tha Presidenti Vollodimir Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes. Ai shtoi se për sa kohë që ka raketa, Moska nuk do të ndalojë së godituri infrastrukturën kryesore të vendit. Sipas Zelenski, ushtria ukrainase po përgatitet t’i përgjigjet sulmeve në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë, ukrainasit duhet të jenë gati për t’u ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë në muajt e ardhshëm. “Së bashku do të mund të mbijetojmë gjithçka”, theksoi ai.

Ndërkohë, miliona ukrainas mbeten pa energji elektrike dhe ujë pas sulmeve ruse. Në kryeqytetin Kiev, ku ra borë e madhe dhe temperaturat janë rreth zeros, u vendosën ndërprerje të përkohshme të energjisë për shumicën e banorëve. “Sulmet ruse kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës përbëjnë gjenocid”, tha prokurori i përgjithshëm ukrainas Andrij Kostin për BBC. Sipas tij, 11 mijë fëmijë ukrainas u deportuan me forcë në Rusi.

Rusia do të ndalojë shitjen e naftës dhe gazit natyror për vendet që mbështesin tavanin e çmimit të naftës ruse të planifikuar nga Bashkimi Evropian dhe G-7, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Deklarata e tij për televizionin shtetëror rus e bëri të qartë se qëndrimi nuk është përfundimtar. “Për momentin, ne vijojmë nga deklarata e Presidentit Putin se nuk do të tregtojmë naftë, produkte nafte dhe gaz me vende të tilla. Por ne gjithashtu dëgjojmë të flitet për numra të ndryshëm me shumë nuanca për t'u llogaritur”.

BE-ja synon të vendosë një çmim maksimal për naftën ruse nga 5 dhjetori i këtij viti, në mënyrë që të kufizojë të ardhurat me të cilat Moska financon luftën kundër Ukrainës. Shtetet anëtare nuk kanë rënë ende dakord për nivelin e këtij tavani.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD
Tomisllav Donçev

Bullgaria do të përpiqet të shpëtojë një pjesë të pagesës së dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes

Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë në Kuvendin Popullor. Kjo do të bëhet në një përpjekje për të kursyer pjesën më të..

botuar më 25-02-26 6.48.MD
Daniell Mitov

Kontroll i rreptë i policisë në zonën 30 kilometra përgjatë kufirit me Greqinë dhe Rumaninë

Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..

botuar më 25-02-26 5.23.MD