Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zelenski: Për sa kohë që ka raketa, Rusia nuk do t’i ndalë sulmet

Foto: arkiv

“Ukrainasit duhet të përgatiten për një dimër të gjatë dhe të vështirë të shënuar nga sulmet ruse”, tha Presidenti Vollodimir Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes. Ai shtoi se për sa kohë që ka raketa, Moska nuk do të ndalojë së godituri infrastrukturën kryesore të vendit. Sipas Zelenski, ushtria ukrainase po përgatitet t’i përgjigjet sulmeve në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë, ukrainasit duhet të jenë gati për t’u ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë në muajt e ardhshëm. “Së bashku do të mund të mbijetojmë gjithçka”, theksoi ai.

Ndërkohë, miliona ukrainas mbeten pa energji elektrike dhe ujë pas sulmeve ruse. Në kryeqytetin Kiev, ku ra borë e madhe dhe temperaturat janë rreth zeros, u vendosën ndërprerje të përkohshme të energjisë për shumicën e banorëve. “Sulmet ruse kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës përbëjnë gjenocid”, tha prokurori i përgjithshëm ukrainas Andrij Kostin për BBC. Sipas tij, 11 mijë fëmijë ukrainas u deportuan me forcë në Rusi.

Rusia do të ndalojë shitjen e naftës dhe gazit natyror për vendet që mbështesin tavanin e çmimit të naftës ruse të planifikuar nga Bashkimi Evropian dhe G-7, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Deklarata e tij për televizionin shtetëror rus e bëri të qartë se qëndrimi nuk është përfundimtar. “Për momentin, ne vijojmë nga deklarata e Presidentit Putin se nuk do të tregtojmë naftë, produkte nafte dhe gaz me vende të tilla. Por ne gjithashtu dëgjojmë të flitet për numra të ndryshëm me shumë nuanca për t'u llogaritur”.

BE-ja synon të vendosë një çmim maksimal për naftën ruse nga 5 dhjetori i këtij viti, në mënyrë që të kufizojë të ardhurat me të cilat Moska financon luftën kundër Ukrainës. Shtetet anëtare nuk kanë rënë ende dakord për nivelin e këtij tavani.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Derrat e egër shtegtarë përhapin murtajën afrikane në Evropë

Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e fundit të tetorit janë zbuluar 201 raste të sëmundjes te derrat e egër në territorin e BE-së, 80 prej..

botuar më 24-11-04 11.26.PD

Deljan Peevski bëri thirrje që Elena Jonçevës t'i jepet një mandat për të negociuar me hutët në Jemen

Lideri i "DPS-Fillimi i Ri" Deljan Peevski i bëri thirrje qeverisë së përkohshme, të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Kuvendin, që t'i japin mandat eurodeputetes Elena Jonçeva për të negociuar për lirimin e marinarëve të rrëmbyer bullgarë nga..

botuar më 24-11-04 10.46.PD

Një tërmet nga rajoni i Halkidiki është ndjerë në Bullgari

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter tronditi gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës, kishin epiqendër rreth 60 km nga Selaniku në det, në një thellësi prej 11 km. Qendra Evropiane..

botuar më 24-11-04 9.19.PD