Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zelenski: Për sa kohë që ka raketa, Rusia nuk do t’i ndalë sulmet

Foto: arkiv

“Ukrainasit duhet të përgatiten për një dimër të gjatë dhe të vështirë të shënuar nga sulmet ruse”, tha Presidenti Vollodimir Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes. Ai shtoi se për sa kohë që ka raketa, Moska nuk do të ndalojë së godituri infrastrukturën kryesore të vendit. Sipas Zelenski, ushtria ukrainase po përgatitet t’i përgjigjet sulmeve në mënyrën më të mirë të mundshme. Megjithatë, ukrainasit duhet të jenë gati për t’u ardhur në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë në muajt e ardhshëm. “Së bashku do të mund të mbijetojmë gjithçka”, theksoi ai.

Ndërkohë, miliona ukrainas mbeten pa energji elektrike dhe ujë pas sulmeve ruse. Në kryeqytetin Kiev, ku ra borë e madhe dhe temperaturat janë rreth zeros, u vendosën ndërprerje të përkohshme të energjisë për shumicën e banorëve. “Sulmet ruse kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës përbëjnë gjenocid”, tha prokurori i përgjithshëm ukrainas Andrij Kostin për BBC. Sipas tij, 11 mijë fëmijë ukrainas u deportuan me forcë në Rusi.

Rusia do të ndalojë shitjen e naftës dhe gazit natyror për vendet që mbështesin tavanin e çmimit të naftës ruse të planifikuar nga Bashkimi Evropian dhe G-7, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Deklarata e tij për televizionin shtetëror rus e bëri të qartë se qëndrimi nuk është përfundimtar. “Për momentin, ne vijojmë nga deklarata e Presidentit Putin se nuk do të tregtojmë naftë, produkte nafte dhe gaz me vende të tilla. Por ne gjithashtu dëgjojmë të flitet për numra të ndryshëm me shumë nuanca për t'u llogaritur”.

BE-ja synon të vendosë një çmim maksimal për naftën ruse nga 5 dhjetori i këtij viti, në mënyrë që të kufizojë të ardhurat me të cilat Moska financon luftën kundër Ukrainës. Shtetet anëtare nuk kanë rënë ende dakord për nivelin e këtij tavani.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deljan Peevski

Deljan Peevski do të formojë një kabinet nëse i jepet mundësia

Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..

botuar më 24-11-28 4.16.MD
Bojko Borisov

Nuk ka asnjë shans që GERB-SDS, PP-DB dhe ITN të formojnë kabinetin

Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..

botuar më 24-11-28 2.29.MD

Nga “Bullgaria Demokratike” ofruan mbështetje për kandidaturën e Sillvi Kirillov

Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..

botuar më 24-11-28 1.44.MD