Ambasadorja e Bullgarisë në Japoni Shkëlqesia e Saj Marieta Arabaxhieva mbolli trëndafilat bullgarë "Nadja" në qytetin Nakanoxho, prefektura Gunma, në prani të kryetarit të qytetit Masao Iyoku dhe të ftuarve të tjerë. Ceremonia shënoi fillimin e marrëdhënieve ndërmjet Ambasadës së Bullgarisë në Tokio dhe qytetit Nakanoxho me shpresën se në të ardhmen në qytet do të organizohet një festival i përvitshëm bullgar i trëndafilit.
Në emër të ambasadës, ambasadorja Arabaxhieva i dhuroi bibliotekës së kopshtit të fëmijëve të qytetit librin bullgar për fëmijë "Uji i gjallë", botuar në Japoni në vitin 2022, përkthyer nga Yoko Yaoita, përkthyese e letërsisë bullgare për fëmijë. Në programin e ngjarjes u përfshinë shfaqje të valleve popullore bullgare në interpretim të një trupe japoneze vallëzimi dhe prezantimi i ushqimeve dhe suvenireve tradicionale bullgare.
Banorët e qytetit Sano të Prefekturës Toçigi patën mundësinë të marrin pjesë në një festival bullgar. Ai u organizua nga dega e Shoqatës Japoneze-Bullgare në qytet. Në prani të mbi 120 të ftuarve zyrtarë - kryetarë komunash, drejtorë të shkollave lokale dhe përfaqësues të kompanive japoneze, u prezantuan verërat bullgare, mjalti dhe produktet e trëndafilit. Elena Kucarova, përkthyese në Ambasadën Bullgare, zhvilloi një seminar për punimin e veroreve (martenica).
Gjatë programit muzikor të realizuar nga grupi i vallëzimit "Detelina", të ftuarit patën mundësinë të provonin sallatën e njohur bullgare Shopska, na njoftoi përfaqësia diplomatike bullgare në Japoni.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Ambasadа e Bullgarisë në Tokio
E gjithë bota e krishterë feston sot Ngjalljen e Ndritshme të Krishtit. Për popujt ortodoksë, kjo është dita më e ndritur - Festa e Festave, e cila kremton fitoren e jetës mbi vdekjen. Në Bullgari, ne e quajmë Ditë të Madhërishme, në përkthim fjalë..
Kisha Ortodokse Bullgare, e udhëhequr nga Patrrku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill dhe anëtarët e Sinodit të Shenjtë, u drejtuan besimtarëve të krishterë një mesazh patriarkal dhe sinodal për Pashkët. "Gëzimi i lajmit të Ngjalljes së..
Ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin zhvillohen orë para se të mirëpresim Ngjalljen e Krishtit . Në Sofje, Fondacioni "Varet nga Ne" i fton fëmijët në një "Pikturim të Madh të Vezëve të Pashkëve" në Canjon Park në lagjen “Mlladost..