Ambasadorja e Bullgarisë në Japoni Shkëlqesia e Saj Marieta Arabaxhieva mbolli trëndafilat bullgarë "Nadja" në qytetin Nakanoxho, prefektura Gunma, në prani të kryetarit të qytetit Masao Iyoku dhe të ftuarve të tjerë. Ceremonia shënoi fillimin e marrëdhënieve ndërmjet Ambasadës së Bullgarisë në Tokio dhe qytetit Nakanoxho me shpresën se në të ardhmen në qytet do të organizohet një festival i përvitshëm bullgar i trëndafilit.
Në emër të ambasadës, ambasadorja Arabaxhieva i dhuroi bibliotekës së kopshtit të fëmijëve të qytetit librin bullgar për fëmijë "Uji i gjallë", botuar në Japoni në vitin 2022, përkthyer nga Yoko Yaoita, përkthyese e letërsisë bullgare për fëmijë. Në programin e ngjarjes u përfshinë shfaqje të valleve popullore bullgare në interpretim të një trupe japoneze vallëzimi dhe prezantimi i ushqimeve dhe suvenireve tradicionale bullgare.
Banorët e qytetit Sano të Prefekturës Toçigi patën mundësinë të marrin pjesë në një festival bullgar. Ai u organizua nga dega e Shoqatës Japoneze-Bullgare në qytet. Në prani të mbi 120 të ftuarve zyrtarë - kryetarë komunash, drejtorë të shkollave lokale dhe përfaqësues të kompanive japoneze, u prezantuan verërat bullgare, mjalti dhe produktet e trëndafilit. Elena Kucarova, përkthyese në Ambasadën Bullgare, zhvilloi një seminar për punimin e veroreve (martenica).
Gjatë programit muzikor të realizuar nga grupi i vallëzimit "Detelina", të ftuarit patën mundësinë të provonin sallatën e njohur bullgare Shopska, na njoftoi përfaqësia diplomatike bullgare në Japoni.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Ambasadа e Bullgarisë në Tokio
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..
Pikërisht në mesnatë, Patriarku Daniill shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe përshëndeti bullgarët me “Krishti u Ngjall” nga Katedralja e Shën Aleksandër Nevskit. Laikët e mbledhur para kishës u përgjigjën me thirrjen e gëzueshme “Me të vërtetë u..
Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil përshëndeti besimtarët me "Krishti u ringjall!" dhe në fjalimin e tij të Pashkëve theksoi detyrën e të krishterëve ortodoksë për t'i treguar botës gëzimin qiellor përmes veprave të dritës. " Le të..