Ambasadorja e Bullgarisë në Japoni Shkëlqesia e Saj Marieta Arabaxhieva mbolli trëndafilat bullgarë "Nadja" në qytetin Nakanoxho, prefektura Gunma, në prani të kryetarit të qytetit Masao Iyoku dhe të ftuarve të tjerë. Ceremonia shënoi fillimin e marrëdhënieve ndërmjet Ambasadës së Bullgarisë në Tokio dhe qytetit Nakanoxho me shpresën se në të ardhmen në qytet do të organizohet një festival i përvitshëm bullgar i trëndafilit.
Në emër të ambasadës, ambasadorja Arabaxhieva i dhuroi bibliotekës së kopshtit të fëmijëve të qytetit librin bullgar për fëmijë "Uji i gjallë", botuar në Japoni në vitin 2022, përkthyer nga Yoko Yaoita, përkthyese e letërsisë bullgare për fëmijë. Në programin e ngjarjes u përfshinë shfaqje të valleve popullore bullgare në interpretim të një trupe japoneze vallëzimi dhe prezantimi i ushqimeve dhe suvenireve tradicionale bullgare.
Banorët e qytetit Sano të Prefekturës Toçigi patën mundësinë të marrin pjesë në një festival bullgar. Ai u organizua nga dega e Shoqatës Japoneze-Bullgare në qytet. Në prani të mbi 120 të ftuarve zyrtarë - kryetarë komunash, drejtorë të shkollave lokale dhe përfaqësues të kompanive japoneze, u prezantuan verërat bullgare, mjalti dhe produktet e trëndafilit. Elena Kucarova, përkthyese në Ambasadën Bullgare, zhvilloi një seminar për punimin e veroreve (martenica).
Gjatë programit muzikor të realizuar nga grupi i vallëzimit "Detelina", të ftuarit patën mundësinë të provonin sallatën e njohur bullgare Shopska, na njoftoi përfaqësia diplomatike bullgare në Japoni.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Ambasadа e Bullgarisë në Tokio
Pas 55 vitesh, Bullgaria u rikthye triumfalisht në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë, dhe pavijoni i saj në ekspozitën botërore gëzon interes të madh. "Interesi i sipërmarrësve japonezë në lidhje me investimet tregon se jemi në rrugën e duhur", tha..
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit janë shprehur pikëpamje të ndryshme gjatë javëve të fundit. "Hyrja e një lënde të detyrueshme mbi..