Ambasadorja e Bullgarisë në Japoni Shkëlqesia e Saj Marieta Arabaxhieva mbolli trëndafilat bullgarë "Nadja" në qytetin Nakanoxho, prefektura Gunma, në prani të kryetarit të qytetit Masao Iyoku dhe të ftuarve të tjerë. Ceremonia shënoi fillimin e marrëdhënieve ndërmjet Ambasadës së Bullgarisë në Tokio dhe qytetit Nakanoxho me shpresën se në të ardhmen në qytet do të organizohet një festival i përvitshëm bullgar i trëndafilit.
Në emër të ambasadës, ambasadorja Arabaxhieva i dhuroi bibliotekës së kopshtit të fëmijëve të qytetit librin bullgar për fëmijë "Uji i gjallë", botuar në Japoni në vitin 2022, përkthyer nga Yoko Yaoita, përkthyese e letërsisë bullgare për fëmijë. Në programin e ngjarjes u përfshinë shfaqje të valleve popullore bullgare në interpretim të një trupe japoneze vallëzimi dhe prezantimi i ushqimeve dhe suvenireve tradicionale bullgare.
Banorët e qytetit Sano të Prefekturës Toçigi patën mundësinë të marrin pjesë në një festival bullgar. Ai u organizua nga dega e Shoqatës Japoneze-Bullgare në qytet. Në prani të mbi 120 të ftuarve zyrtarë - kryetarë komunash, drejtorë të shkollave lokale dhe përfaqësues të kompanive japoneze, u prezantuan verërat bullgare, mjalti dhe produktet e trëndafilit. Elena Kucarova, përkthyese në Ambasadën Bullgare, zhvilloi një seminar për punimin e veroreve (martenica).
Gjatë programit muzikor të realizuar nga grupi i vallëzimit "Detelina", të ftuarit patën mundësinë të provonin sallatën e njohur bullgare Shopska, na njoftoi përfaqësia diplomatike bullgare në Japoni.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Ambasadа e Bullgarisë në Tokio
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..