Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, i pushtuar nga Rusia gjatë agresionit në Ukrainë, është "plotësisht jashtë kontrollit", tha Rafael Grossi, kreu i agjencisë bërthamore të OKB - IAEA. Sipas agjencisë, centrali bërthamor "Zaporozhie" në Energodar ka nevojë për inspektim dhe riparim, raporton Associated Press. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, akuzoi Rusinë për përdorimin e centralit si bazë ushtarake për sulmet ndaj forcave ukrainase.
Pushtuesit rusë i thanë Reuters se forcat ukrainase kanë përdorur armë të furnizuara nga Perëndimi për të sulmuar centralin, në të cilin ende punon personel ukrainas, por nën kontrollin rus.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës me bazë në SHBA - ISW, Rusia po përpiqet të përdorë centralin bërthamor në Zaporizhie për të kërcënuar vendet perëndimore duke sulmuar pozicionet e Ukrainës në qytetin e afërt Nikopol nga zona e centralit. Ukraina është vënë në pozicionin e kthimit të zjarrit rus, duke rrezikuar dënimin nga aleatët e saj perëndimorë për shkaktimin e një incidenti bërthamor. Moska shpreson se një fatkeqësi bërthamore do ta detyrojë Perëndimin të ndalojë ndihmën e mbrojtjes ukrainase, thonë analistët e ISW.
Evgeni Evtushenko, kryebashkiaku i Nikopolit, tha në Telegram se qyteti i tij ishte sërish sulmuar nga ushtria ruse gjatë natës.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në..