Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, i pushtuar nga Rusia gjatë agresionit në Ukrainë, është "plotësisht jashtë kontrollit", tha Rafael Grossi, kreu i agjencisë bërthamore të OKB - IAEA. Sipas agjencisë, centrali bërthamor "Zaporozhie" në Energodar ka nevojë për inspektim dhe riparim, raporton Associated Press. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, akuzoi Rusinë për përdorimin e centralit si bazë ushtarake për sulmet ndaj forcave ukrainase.
Pushtuesit rusë i thanë Reuters se forcat ukrainase kanë përdorur armë të furnizuara nga Perëndimi për të sulmuar centralin, në të cilin ende punon personel ukrainas, por nën kontrollin rus.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës me bazë në SHBA - ISW, Rusia po përpiqet të përdorë centralin bërthamor në Zaporizhie për të kërcënuar vendet perëndimore duke sulmuar pozicionet e Ukrainës në qytetin e afërt Nikopol nga zona e centralit. Ukraina është vënë në pozicionin e kthimit të zjarrit rus, duke rrezikuar dënimin nga aleatët e saj perëndimorë për shkaktimin e një incidenti bërthamor. Moska shpreson se një fatkeqësi bërthamore do ta detyrojë Perëndimin të ndalojë ndihmën e mbrojtjes ukrainase, thonë analistët e ISW.
Evgeni Evtushenko, kryebashkiaku i Nikopolit, tha në Telegram se qyteti i tij ishte sërish sulmuar nga ushtria ruse gjatë natës.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..