Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, i pushtuar nga Rusia gjatë agresionit në Ukrainë, është "plotësisht jashtë kontrollit", tha Rafael Grossi, kreu i agjencisë bërthamore të OKB - IAEA. Sipas agjencisë, centrali bërthamor "Zaporozhie" në Energodar ka nevojë për inspektim dhe riparim, raporton Associated Press. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, akuzoi Rusinë për përdorimin e centralit si bazë ushtarake për sulmet ndaj forcave ukrainase.
Pushtuesit rusë i thanë Reuters se forcat ukrainase kanë përdorur armë të furnizuara nga Perëndimi për të sulmuar centralin, në të cilin ende punon personel ukrainas, por nën kontrollin rus.
Sipas Institutit për Studimin e Luftës me bazë në SHBA - ISW, Rusia po përpiqet të përdorë centralin bërthamor në Zaporizhie për të kërcënuar vendet perëndimore duke sulmuar pozicionet e Ukrainës në qytetin e afërt Nikopol nga zona e centralit. Ukraina është vënë në pozicionin e kthimit të zjarrit rus, duke rrezikuar dënimin nga aleatët e saj perëndimorë për shkaktimin e një incidenti bërthamor. Moska shpreson se një fatkeqësi bërthamore do ta detyrojë Perëndimin të ndalojë ndihmën e mbrojtjes ukrainase, thonë analistët e ISW.
Evgeni Evtushenko, kryebashkiaku i Nikopolit, tha në Telegram se qyteti i tij ishte sërish sulmuar nga ushtria ruse gjatë natës.Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..