Këshilli i Ministrave miratoi një Plan Operativ Kombëtar të përditësuar për përballimin e pandemisë Covid-19. Qëllimi është kufizimi i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga koronavirusi, zvogëlimi i barrës në sistemin shëndetësor dhe krijimi i një organizimi adekuat. Plani përcakton fazat e ndryshme të përhapjes së sëmundjes dhe përshkruan masat kundër epidemisë në nivel rajonal ose kombëtar. Ato përcaktohen në bazë të sëmundshmërisë 14-ditore sipas rajoneve dhe përqindjes së shtretërve të zënë në spitale.
Mbajtja e maskave bëhet e detyrueshme që nga Faza 2, ku ka një tendencë të qëndrueshme të rritjes së numrit të shtretërve spitalorë. Nga e njëjta fazë, kërkesat për një dokument vaksinimi, kalimin e sëmundjes, ose analiza për Covid-19 vendosen për ata që mbërrijnë me avion nga vendet me përhapje epidemike të koronavirusit me norma të sëmundshmërisë 14-ditore mbi 400 për 100 000 banorë.
Faza 3, në të cilën merret parasysh ngarkesa në sistemin e kujdesit shëndetësor, parashikon, nëse është e mundur, punën në distancë të 50% të personelit. Pranimi i planifikuar në spitale kufizohet, me përjashtim të trajtimit spitalor, kur ka rrezik mjekësor për pacientin. Dokumentacioni për vaksinimin, kalimin e sëmundjes, ose testimin për koronavirusin do të kërkohet për mbërritjet përmes pikave kufitare tokësore dhe ujore nga vendet me norma të incidencës 14-ditore të regjistruara mbi 500 për 100 000 banorë.
Në Fazën 4, kur regjistrohet një mbingarkesë e sistemit shëndetësor, vendoset kontroll për dokumentet përkatëse Covid për të gjithë të ardhurit në vend.Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Perspektivat për zhvillimin e potencialit të rëndësishëm të turizmit në Bullgari u diskutuan në takimin e kreut të shtetit Rumen Radev dhe sekretarit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së, Zurab Pololikashvili. I ftuari..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..