Këshilli i Ministrave miratoi një Plan Operativ Kombëtar të përditësuar për përballimin e pandemisë Covid-19. Qëllimi është kufizimi i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga koronavirusi, zvogëlimi i barrës në sistemin shëndetësor dhe krijimi i një organizimi adekuat. Plani përcakton fazat e ndryshme të përhapjes së sëmundjes dhe përshkruan masat kundër epidemisë në nivel rajonal ose kombëtar. Ato përcaktohen në bazë të sëmundshmërisë 14-ditore sipas rajoneve dhe përqindjes së shtretërve të zënë në spitale.
Mbajtja e maskave bëhet e detyrueshme që nga Faza 2, ku ka një tendencë të qëndrueshme të rritjes së numrit të shtretërve spitalorë. Nga e njëjta fazë, kërkesat për një dokument vaksinimi, kalimin e sëmundjes, ose analiza për Covid-19 vendosen për ata që mbërrijnë me avion nga vendet me përhapje epidemike të koronavirusit me norma të sëmundshmërisë 14-ditore mbi 400 për 100 000 banorë.
Faza 3, në të cilën merret parasysh ngarkesa në sistemin e kujdesit shëndetësor, parashikon, nëse është e mundur, punën në distancë të 50% të personelit. Pranimi i planifikuar në spitale kufizohet, me përjashtim të trajtimit spitalor, kur ka rrezik mjekësor për pacientin. Dokumentacioni për vaksinimin, kalimin e sëmundjes, ose testimin për koronavirusin do të kërkohet për mbërritjet përmes pikave kufitare tokësore dhe ujore nga vendet me norma të incidencës 14-ditore të regjistruara mbi 500 për 100 000 banorë.
Në Fazën 4, kur regjistrohet një mbingarkesë e sistemit shëndetësor, vendoset kontroll për dokumentet përkatëse Covid për të gjithë të ardhurit në vend.Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..