Këshilli i Ministrave miratoi një Plan Operativ Kombëtar të përditësuar për përballimin e pandemisë Covid-19. Qëllimi është kufizimi i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga koronavirusi, zvogëlimi i barrës në sistemin shëndetësor dhe krijimi i një organizimi adekuat. Plani përcakton fazat e ndryshme të përhapjes së sëmundjes dhe përshkruan masat kundër epidemisë në nivel rajonal ose kombëtar. Ato përcaktohen në bazë të sëmundshmërisë 14-ditore sipas rajoneve dhe përqindjes së shtretërve të zënë në spitale.
Mbajtja e maskave bëhet e detyrueshme që nga Faza 2, ku ka një tendencë të qëndrueshme të rritjes së numrit të shtretërve spitalorë. Nga e njëjta fazë, kërkesat për një dokument vaksinimi, kalimin e sëmundjes, ose analiza për Covid-19 vendosen për ata që mbërrijnë me avion nga vendet me përhapje epidemike të koronavirusit me norma të sëmundshmërisë 14-ditore mbi 400 për 100 000 banorë.
Faza 3, në të cilën merret parasysh ngarkesa në sistemin e kujdesit shëndetësor, parashikon, nëse është e mundur, punën në distancë të 50% të personelit. Pranimi i planifikuar në spitale kufizohet, me përjashtim të trajtimit spitalor, kur ka rrezik mjekësor për pacientin. Dokumentacioni për vaksinimin, kalimin e sëmundjes, ose testimin për koronavirusin do të kërkohet për mbërritjet përmes pikave kufitare tokësore dhe ujore nga vendet me norma të incidencës 14-ditore të regjistruara mbi 500 për 100 000 banorë.
Në Fazën 4, kur regjistrohet një mbingarkesë e sistemit shëndetësor, vendoset kontroll për dokumentet përkatëse Covid për të gjithë të ardhurit në vend.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..