Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë hapa që Bullgaria duhet të ndërmarrë përpara se të bëhet e qartë nëse është gati të adoptojë euron. Raporti i konvergjencës ka të ngjarë të publikohet në fillim të qershorit. Konkluzionet më pas do të shqyrtohen dhe do të vlerësohen nga Banka Qendrore Evropiane, Komisioni Evropian, Këshilli i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare, Eurogrupi dhe Parlamenti Evropian. Kështu që ka shumë hapa në të cilët Bullgaria mund të tregojë nëse është e gatshme të adoptojë euron nga 1 janari 2026", shtoi Zheljazkov. Ai kujtoi se sipas vlerësimeve, sektori gri në Bullgari është rreth 30% dhe synohet që të zbutet me të paktën rreth 10%.
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav Borshosh në Burgas . "Ne jemi shumë të përgatitur për ta mirëpritur atë," siguroi ai. Ministri..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe destinacione të reja – mbi 70 rrugë, deri në më shumë se 20 vende. Pritet një rritje dyshifrore e trafikut..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga..