Bullgaria po i kërkon Rumanisë të pranojë të eksplorojë njëkohësisht pesë pika të mundshme për ndërtimin e urave të reja mbi Danub midis dy vendeve tona. Ministria e Transportit në Sofje po shqyrton ndërtimin e këtyre urave dhe mundësinë për t'u dhënë me koncesion një pjesë të infrastrukturës rrugore, tha në një intervistë për "24 Çasa" Ministri i Transportit Nikollaj Sëbev.
Tashmë është e përzgjedhur banka konsulente për koncesionet dhe ka kontakte me konsorciumin e dy kompanive turke dhe dy koreano-jugore, i cili ka ndërtuar në 4 vjet urën prej 3.5 kilometrash mbi Dardanelet.
Periudha e koncesionit përfshin edhe kohën e ndërtimit, kështu që investitorët janë të interesuar që t'i ndërtojnë objektet më shpejt, tha Sëbev.Turizmi është një nga sektorët në vendin tonë që është më i gatshëm për të vazhduar punën pa probleme pas hyrjes së Bullgarisë në eurozonë - është e bindur drejtoresha ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit, Dr. Polina Karastojanova. Në turizëm,..
Kostoja e punës në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ishte mesatarisht 33,5 euro në orë, dhe vetëm në vendet e eurozonës - mesatarisht 37,3 euro në orë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave “Eurostat”. Kostot e..
Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i..