Bullgaria po i kërkon Rumanisë të pranojë të eksplorojë njëkohësisht pesë pika të mundshme për ndërtimin e urave të reja mbi Danub midis dy vendeve tona. Ministria e Transportit në Sofje po shqyrton ndërtimin e këtyre urave dhe mundësinë për t'u dhënë me koncesion një pjesë të infrastrukturës rrugore, tha në një intervistë për "24 Çasa" Ministri i Transportit Nikollaj Sëbev.
Tashmë është e përzgjedhur banka konsulente për koncesionet dhe ka kontakte me konsorciumin e dy kompanive turke dhe dy koreano-jugore, i cili ka ndërtuar në 4 vjet urën prej 3.5 kilometrash mbi Dardanelet.
Periudha e koncesionit përfshin edhe kohën e ndërtimit, kështu që investitorët janë të interesuar që t'i ndërtojnë objektet më shpejt, tha Sëbev.Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..