Bullgaria po i kërkon Rumanisë të pranojë të eksplorojë njëkohësisht pesë pika të mundshme për ndërtimin e urave të reja mbi Danub midis dy vendeve tona. Ministria e Transportit në Sofje po shqyrton ndërtimin e këtyre urave dhe mundësinë për t'u dhënë me koncesion një pjesë të infrastrukturës rrugore, tha në një intervistë për "24 Çasa" Ministri i Transportit Nikollaj Sëbev.
Tashmë është e përzgjedhur banka konsulente për koncesionet dhe ka kontakte me konsorciumin e dy kompanive turke dhe dy koreano-jugore, i cili ka ndërtuar në 4 vjet urën prej 3.5 kilometrash mbi Dardanelet.
Periudha e koncesionit përfshin edhe kohën e ndërtimit, kështu që investitorët janë të interesuar që t'i ndërtojnë objektet më shpejt, tha Sëbev.Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..
Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..
Më 27 janar, në tregun vendas do të ofrohen letra shtetërore me vlerë për 150 milionë euro, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Obligacionet do të maturohen për 7 vjet dhe do të kenë një interes vjetor prej 3.25%. Më 20 janar, BNB mbajti ankandin e..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...