Për të paktën dy vite të tjera, toka bujqësore në Bullgari do të vazhdojë të bëhet më e lirë. Të dhënat vijnë nga shoqata e pronarëve të tokave bujqësore në vendin tonë dhe tregojnë se tregu i tokës bujqësore në vendin tonë është shumë i fragmentuar dhe blerësit e korporatave janë tërhequr prej tij gjatë vitit të fundit. Sipas shoqatës, arsyet kryesore për këtë janë: lufta në Ukrainë, problemet me Marrëveshjen e Gjelbër dhe thatësira që çoi në uljen e rendimenteve. Rezultati i gjithë kësaj është një rënie e çmimit prej 20% vetëm në vitin e fundit.
Toka më e shtrenjtë në vendin tonë është në Dobruxha(Bullgaria Verilindore) - deri në 3000 leva (1500 euro) për një dynym.
Në Bullgarinë Juglindore, çmimet janë 800 leva (400 euro) për një dynym, dhe në Bullgarinë Jugperëndimore pothuajse nuk ka marrëveshje. Tarifa e qirasë varion nga 70 (35 euro) deri në 90 leva (45 euro) në Bullgarinë Veriore dhe deri në 50 levaa në Jug.
Blerësit kryesorë mbeten fermerët që preferojnë të punojnë tokën e tyre dhe jo tokë me qira.Turizmi është një nga sektorët në vendin tonë që është më i gatshëm për të vazhduar punën pa probleme pas hyrjes së Bullgarisë në eurozonë - është e bindur drejtoresha ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit, Dr. Polina Karastojanova. Në turizëm,..
Kostoja e punës në Bashkimin Evropian në vitin 2024 ishte mesatarisht 33,5 euro në orë, dhe vetëm në vendet e eurozonës - mesatarisht 37,3 euro në orë. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë Evropiane të Statistikave “Eurostat”. Kostot e..
Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar,..
Turizmi është një nga sektorët në vendin tonë që është më i gatshëm për të vazhduar punën pa probleme pas hyrjes së Bullgarisë në eurozonë - është e..