Forcat ruse do të hapin një korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga uzina Azovstal në Mariupol më 5, 6 dhe 7 maj nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite me orën e Moskës, raportoi TASS. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të ndihmojë në shpëtimin e të plagosurve në Azovstal. Trupat ruse sulmuan mbrojtësit e uzinës për të dytën ditë dhe hynë në tunelet e kompleksit, raportoi Reuters.
Gjatë 24 orëve të fundit, 11 sulme ruse në Donbas u zmbrapsën. Ushtria ukrainase ka rifituar kontrollin mbi disa vendbanime në rajonet Nikolaev dhe Herson, raporton agjencia shtetërore ukrainase UNIAN.
Më 5 maj, në nivel ambasadorë në BE, nis diskutimi i paketës së 6-të të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, të propozuar nga Komisioni Evropian. Brukseli po propozon heqjen graduale të importeve të naftës ruse brenda gjashtë muajve. Hungaria, Bullgaria dhe Sllovakia kanë rezerva për këtë afat.Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në negociata dhe do të shkojë në zgjedhje. Borisov në margjinat e parlamentit theksoi se pas refuzimit të propozimit të GERB-it për një qeveri, është e qartë se zgjedhjet e..
Me hyrjen në parlament, Lena Borisllavova nga PP-DB e komentoi përjashtimin e deputetëve nga DPS-ja si një hap i Deljan Peevskit për t'u bërë forcë e tretë politike, sepse ai nuk mund të ofrojë asgjë. Borisllavova gjithashtu theksoi se me 39 deputetë..
Deputeti i përjashtuar nga Grupi Parlamentar i DPS-së, Ramadan Atallaj, bëri thirrje që DPS të mbetet e tërë, njofton BNT. Sipas Atallaj, DPS ka mjaft forca rezistence dhe kur dikush cenon vlerat e përjetshme të kësaj partie, ata manifestohen. Sipas..
Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të..
Qëndrimi i Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut është i pandryshuar – vendi ynë kërkon që të respektohen marrëveshjet e..
Në fillim të dëgjimit të tij në parlament, në lidhje me qëndrimin e Bullgarisë për takimin e NATO-së në Uashington, kryeministri në detyrë Dimitër..