Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komisioni Evropian propozon që BE-ja të ndalojë importin e naftës ruse deri në fund të vitit

Foto: EPA/BGNES

Forcat ruse do të hapin një korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga uzina Azovstal në Mariupol më 5, 6 dhe 7 maj nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite me orën e Moskës, raportoi TASS. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të ndihmojë në shpëtimin e të plagosurve në Azovstal. Trupat ruse sulmuan mbrojtësit e uzinës për të dytën ditë dhe hynë në tunelet e kompleksit, raportoi Reuters.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 sulme ruse në Donbas u zmbrapsën. Ushtria ukrainase ka rifituar kontrollin mbi disa vendbanime në rajonet Nikolaev dhe Herson, raporton agjencia shtetërore ukrainase UNIAN.

Më 5 maj, në nivel ambasadorë në BE, nis diskutimi i paketës së 6-të të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, të propozuar nga Komisioni Evropian. Brukseli po propozon heqjen graduale të importeve të naftës ruse brenda gjashtë muajve. Hungaria, Bullgaria dhe Sllovakia kanë rezerva për këtë afat.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD