Forcat ruse do të hapin një korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga uzina Azovstal në Mariupol më 5, 6 dhe 7 maj nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite me orën e Moskës, raportoi TASS. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të ndihmojë në shpëtimin e të plagosurve në Azovstal. Trupat ruse sulmuan mbrojtësit e uzinës për të dytën ditë dhe hynë në tunelet e kompleksit, raportoi Reuters.
Gjatë 24 orëve të fundit, 11 sulme ruse në Donbas u zmbrapsën. Ushtria ukrainase ka rifituar kontrollin mbi disa vendbanime në rajonet Nikolaev dhe Herson, raporton agjencia shtetërore ukrainase UNIAN.
Më 5 maj, në nivel ambasadorë në BE, nis diskutimi i paketës së 6-të të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, të propozuar nga Komisioni Evropian. Brukseli po propozon heqjen graduale të importeve të naftës ruse brenda gjashtë muajve. Hungaria, Bullgaria dhe Sllovakia kanë rezerva për këtë afat.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..