Festivali “Me këngët e Kiçka Savovës” është një nga ngjarjet më të shquara folklorike në vendin tonë. Zhvillohet në fshatin Slladun, të vendosur në skajin juglindor të vendit tonë, fare afër kufirit me Republikën e Turqisë. Po vjen edicioni i njëmbëdhjetë i tij, i cili do të mbledh sërish qindra këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë, grupe për folklor autentik dhe të përpunuar, ansamble amatore që përfaqësojnë zakonet e lashta popullore. I themeluar nga këngëtarja jonë e njohur e krahinës së Trakisë Kiçka Savova e cila vdiq përpara disa vjetëve, festivali me sukses po e vazhdon veprimtarinë e saj. Sivjet ai mbahet nga 30 prilli deri më 1 maji.
“Organizator është Vatra e Kulturës “Izgrev - 1928” në fshatin Slladun. Në ekip janë Ivanka Kostadinova - kryetare e vatrës së kulturës, Nadka Shegrova -sekretare. Merita mjaft të mëdha ka dhe kryetari i bashkisë i qytetit Svilengrad z Anastas Karçev, i cili që nga vet fillimi e përkrah veprimtarinë. Si dhe Stefan Gjeorgjiev - kryetar bashkie i fshatit Slladun, i cili bashkë me nënën sime është themelues i festivalit. U jam shumë mirënjohëse që të gjithë këtyre njerëzve -t hotë Stefka Zdravkova, kryetare e fondacionit “Kiçka Savova”, vajza e këngëtares së njohur. Tanimë 11 vjet “Me këngët e Kiçka Savovës” zhvillohet, përmirësohet dhe u bë ndërkombëtar.Fondacioni, i themeluar për nder të nënës sime, për herë të dytë do të japë çmimin e madh 7 fëmijëve, të caktuar për laureatë të festivalit , kurse ai është një klasë mjeshtërie nën drejtimin i këngëtares së njohur popullore Darina Sllavçeva. Ajo do të përgatisë me fëmijët këngë nga repertori i Kiçka Savovës, të cilët ata do ti interpretojnë në një gala koncert në shoqërim të instrumentistëve të njohur. Do të fitojnë dhe një paraqitje të gjerë mediatike”.
“Për mua është me një rëndësi të madhe që ky festival të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej - thotë akoma zonja Zdravkova. Kështu kujtesa për nënën time mbetet e gjallë. Përfytyroni rreth 1500 veta mblidhen çdo vit që të këndojnë këngë të nënës sime. Nuk kam fjalë me të cilat të shpreh gëzimin tim nga ajo që po shikoj, pavarësisht se unë nuk jam e lidhur profesionalisht me folklorin. Lidhja ime është përmes nënës sime të shtrenjtë, e cila ka lënë një trashëgimi të pasur krijuese dhe një testament, që ne, fëmijët dhe nipërit e saj e mbajmë - për të vazhduar punën e saj për të ndihmuar talentet e rinj në folklor. Çdo vit gjithnjë e më shumë njerëz nga e gjithë Bullgaria, por tanimë dhe nga Greqia dhe Turqia mblidhen në këtë fshat të largët”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..