Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “Me këngët e Kiçka Savovës” mbledh edhe njëherë muzikantë të përzemërt popullorë

Foto: Facebook / fondacia.kichkasavova

Festivali “Me këngët e Kiçka Savovës” është një nga ngjarjet më të shquara folklorike në vendin tonë. Zhvillohet në fshatin Slladun, të vendosur në skajin juglindor të vendit tonë, fare afër kufirit me Republikën e Turqisë. Po vjen edicioni i njëmbëdhjetë i tij, i cili do të mbledh sërish qindra këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë, grupe për folklor autentik dhe të përpunuar, ansamble amatore që përfaqësojnë zakonet e lashta popullore. I themeluar nga këngëtarja jonë e njohur e krahinës së Trakisë Kiçka Savova e cila vdiq përpara disa vjetëve, festivali me sukses po e vazhdon veprimtarinë e saj. Sivjet ai mbahet nga 30 prilli deri më 1 maji.

“Organizator është Vatra e Kulturës “Izgrev - 1928” në fshatin Slladun. Në ekip janë Ivanka Kostadinova - kryetare e vatrës së kulturës, Nadka Shegrova -sekretare. Merita mjaft të mëdha ka dhe kryetari i bashkisë i qytetit Svilengrad z Anastas Karçev, i cili që nga vet fillimi e përkrah veprimtarinë. Si dhe Stefan Gjeorgjiev - kryetar bashkie i fshatit Slladun, i cili bashkë me nënën sime është themelues i festivalit. U jam shumë mirënjohëse që të gjithë këtyre njerëzve -t hotë Stefka Zdravkova, kryetare e fondacionit “Kiçka Savova”, vajza e këngëtares së njohur. Tanimë 11 vjet “Me këngët e Kiçka Savovës” zhvillohet, përmirësohet dhe u bë ndërkombëtar.

Fondacioni, i themeluar për nder të nënës sime, për herë të dytë do të japë çmimin e madh 7 fëmijëve, të caktuar për laureatë të festivalit , kurse ai është një klasë mjeshtërie nën drejtimin i këngëtares së njohur popullore  Darina Sllavçeva. Ajo do të përgatisë me fëmijët këngë nga repertori i Kiçka Savovës, të cilët ata do ti interpretojnë në një gala koncert në shoqërim të instrumentistëve të njohur. Do të fitojnë dhe një paraqitje të gjerë mediatike”.

“Për mua është me një rëndësi të madhe që ky festival të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej - thotë akoma zonja Zdravkova. Kështu kujtesa për nënën time mbetet e gjallë. Përfytyroni rreth 1500 veta mblidhen çdo vit që të këndojnë këngë të nënës sime. Nuk kam fjalë me të cilat të shpreh gëzimin tim nga ajo që po shikoj, pavarësisht se unë nuk jam e lidhur profesionalisht me folklorin. Lidhja ime është përmes nënës sime të shtrenjtë, e cila ka lënë një trashëgimi të pasur krijuese dhe një  testament, që ne, fëmijët dhe nipërit e saj e mbajmë - për të vazhduar punën e saj për të ndihmuar talentet e rinj në folklor. Çdo vit gjithnjë e më shumë njerëz nga e gjithë Bullgaria, por tanimë dhe nga Greqia dhe Turqia mblidhen në këtë fshat të largët”.

Radioja Kombëtare Bullgare është partneri kryesor mediatik i festivalit. I ftuar i hapjes madhështore festive është Ansambli "Zagore" – nga qyteti Stara Zagora.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD