Në vitin, në të cilin mbushen 60 vjet nga koncerti i parë i Ansamblit të Dhomës “Sofijski Solisti”, orkestra me famë botërore dhe dirigjenti i saj profesori Pllamen Xhurov kanë përgatitur programe të shënuara të cilat "tregojnë" për historinë respektuese të grupit.
Më 23 shkurt në “Klubin ushtarak” në kryeqytet do të dëgjojmë premierën bullgare të koncertit me tre pjesë për violinë të Haxhi Hakimit, të krijuar gjatë vitit 2002. Haxhi Hakim është një kompozitor libanez-francez, organist, profesor në Konservatorin Kombëtar të Parisit dhe profesor i ftuar në Akademinë Mbretërore në Londër. Ai është autor i muzikës simfonike dhe korale, si dhe të veprave për organo, duke përfshirë katër koncerte për organo dhe orkestër.
Koncerti i tij për violinë do të tingëllojë për herë të parë në Bullgari, në sajë të bashkatdhetares sonë të njohur Angelina Abaxhieva, soliste në programin e Ansamblit “Sofijski Solisti”. Le të rikujtojmë se ajo është mbajtëse e një sërë çmimeve dhe është mes bullgarëve të pakët - laureatë të konkursit “Paganin”. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit ajo ka qenë koncert mjeshtre e disa orkestrave të njohura në Gjermani, duke përfshirë Orkestrën Simfonike të Radios së Këlnit.
Angelina vazhdon dhe karrierën e vet solo. Tregon se me një emocion tepër të madh pret koncertin e 23 shkurtit, sepse prej dekadave nuk ka qenë në një skenë me “Solistët e Sofjes”. Në programin e koncertit të ardhshëm është pjesa e orkestrës së harqeve nga kompozitori bullgar profesor Mihaill Pekov,autor i mbi dhjetë simfonive, koncerteve instrumentale, 26 kuarteteve me tela, krijimeve solo, muzikës dhome për ansamble të ndryshme, këngëve solo dhe për kor, operave “Në rrëzë të Vitoshës” dhe “Stabat mater” për një kor të përzier dhe orkestër simfonike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /„Sofijski Solisti“, sofiaphilharmonic.comEdicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..