Në vitin, në të cilin mbushen 60 vjet nga koncerti i parë i Ansamblit të Dhomës “Sofijski Solisti”, orkestra me famë botërore dhe dirigjenti i saj profesori Pllamen Xhurov kanë përgatitur programe të shënuara të cilat "tregojnë" për historinë respektuese të grupit.
Më 23 shkurt në “Klubin ushtarak” në kryeqytet do të dëgjojmë premierën bullgare të koncertit me tre pjesë për violinë të Haxhi Hakimit, të krijuar gjatë vitit 2002. Haxhi Hakim është një kompozitor libanez-francez, organist, profesor në Konservatorin Kombëtar të Parisit dhe profesor i ftuar në Akademinë Mbretërore në Londër. Ai është autor i muzikës simfonike dhe korale, si dhe të veprave për organo, duke përfshirë katër koncerte për organo dhe orkestër.
Koncerti i tij për violinë do të tingëllojë për herë të parë në Bullgari, në sajë të bashkatdhetares sonë të njohur Angelina Abaxhieva, soliste në programin e Ansamblit “Sofijski Solisti”. Le të rikujtojmë se ajo është mbajtëse e një sërë çmimeve dhe është mes bullgarëve të pakët - laureatë të konkursit “Paganin”. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit ajo ka qenë koncert mjeshtre e disa orkestrave të njohura në Gjermani, duke përfshirë Orkestrën Simfonike të Radios së Këlnit.
Angelina vazhdon dhe karrierën e vet solo. Tregon se me një emocion tepër të madh pret koncertin e 23 shkurtit, sepse prej dekadave nuk ka qenë në një skenë me “Solistët e Sofjes”. Në programin e koncertit të ardhshëm është pjesa e orkestrës së harqeve nga kompozitori bullgar profesor Mihaill Pekov,autor i mbi dhjetë simfonive, koncerteve instrumentale, 26 kuarteteve me tela, krijimeve solo, muzikës dhome për ansamble të ndryshme, këngëve solo dhe për kor, operave “Në rrëzë të Vitoshës” dhe “Stabat mater” për një kor të përzier dhe orkestër simfonike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /„Sofijski Solisti“, sofiaphilharmonic.comGrupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..