Në vitin, në të cilin mbushen 60 vjet nga koncerti i parë i Ansamblit të Dhomës “Sofijski Solisti”, orkestra me famë botërore dhe dirigjenti i saj profesori Pllamen Xhurov kanë përgatitur programe të shënuara të cilat "tregojnë" për historinë respektuese të grupit.
Më 23 shkurt në “Klubin ushtarak” në kryeqytet do të dëgjojmë premierën bullgare të koncertit me tre pjesë për violinë të Haxhi Hakimit, të krijuar gjatë vitit 2002. Haxhi Hakim është një kompozitor libanez-francez, organist, profesor në Konservatorin Kombëtar të Parisit dhe profesor i ftuar në Akademinë Mbretërore në Londër. Ai është autor i muzikës simfonike dhe korale, si dhe të veprave për organo, duke përfshirë katër koncerte për organo dhe orkestër.
Koncerti i tij për violinë do të tingëllojë për herë të parë në Bullgari, në sajë të bashkatdhetares sonë të njohur Angelina Abaxhieva, soliste në programin e Ansamblit “Sofijski Solisti”. Le të rikujtojmë se ajo është mbajtëse e një sërë çmimeve dhe është mes bullgarëve të pakët - laureatë të konkursit “Paganin”. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit ajo ka qenë koncert mjeshtre e disa orkestrave të njohura në Gjermani, duke përfshirë Orkestrën Simfonike të Radios së Këlnit.
Angelina vazhdon dhe karrierën e vet solo. Tregon se me një emocion tepër të madh pret koncertin e 23 shkurtit, sepse prej dekadave nuk ka qenë në një skenë me “Solistët e Sofjes”. Në programin e koncertit të ardhshëm është pjesa e orkestrës së harqeve nga kompozitori bullgar profesor Mihaill Pekov,autor i mbi dhjetë simfonive, koncerteve instrumentale, 26 kuarteteve me tela, krijimeve solo, muzikës dhome për ansamble të ndryshme, këngëve solo dhe për kor, operave “Në rrëzë të Vitoshës” dhe “Stabat mater” për një kor të përzier dhe orkestër simfonike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /„Sofijski Solisti“, sofiaphilharmonic.comDjemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris..