Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev: Kriza në Ukrainë nuk kërcënon vetëm Bullgarinë

Foto: BGNES

Me rastin e takimit të ardhshëm të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare më 15 shkurt,  i cili do të trajtojë çështje që lidhen me rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë kombëtare të Bullgarisë dhe gjendjen e Forcave të Armatosura, Presidenti Rumen Radev komentoi se kriza Ukrainë-Rusi përbën një kërcënim për sigurinë e tërë Europës. Sipas kreut të shtetit, kjo është një krizë me përmasa globale dhe nuk kërcënon vetëm Bullgarinë dhe rajonin. Radev theksoi se dialogu zhvillohet në nivelin më të lartë - ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, NATO-s dhe Rusisë, BE-së dhe Rusisë, ndërsa Bullgaria është pjesë e përpjekjeve për uljen e tensioneve. “Të gjithë duhet të punojmë në atë mënyrë që të shmangim zgjidhjen e kësaj krize me mjete ushtarake, zgjidhja mund të arrihet me diplomaci dhe po bëhen të gjitha përpjekjet në këtë drejtim”, tha kreu i shtetit.

Presidenti u njoh sot me analizën e gjendjes dhe stërvitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2021, të prezantuara nga shefi i mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov. Sipas Radev, kërcënimi më i madh për sigurinë tonë kombëtare është neglizhenca e problemeve të Forcave të Armatosura dhe angazhimeve tona aleate. Presidenti vuri në dukje se angazhimi i qeverisë për zhvillimin e Forcave të Armatosura duhet të jetë konstante dhe e qëllimshme. Kreu i shtetit theksoi se këto angazhime nuk duhet të kufizohen në veprime të njëhershme për blerjen e pajisjeve dhe armëve të reja.

Rumen Radev deklaroi se modernizimi është një proces i vazhdueshëm i ndërtimit të aftësive mbrojtëse me fokus kryesisht tek njerëzit në ushtri, tek teknologjitë dhe risitë.

“Deklarata e qeverisë së re se garantimi i sigurisë sonë kombëtare do të bazohet në detyrimet kushtetuese të Ushtrisë Bullgare duhet të mbështetet nga angazhime të qarta, pikëpamje të qarta dhe mbështetje se si do t’i zhvillojmë Forcat tona të Armatosura dhe si do t'i sigurojmë ato” - tha ai. Presidenti Radev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria merr përsipër një detyrim buxhetor prej miliardash të papaguara në vitin 2024

Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj që ai t'i përgjigjet të gjitha pyetjeve në shoqëri. Kryeministri ka komentuar edhe buxhetin..

botuar më 25-02-19 11.38.PD
Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë me një video lidhje në një takim evropian për Ukrainën

Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..

botuar më 25-02-19 10.18.PD
Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD