Me rastin e takimit të ardhshëm të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare më 15 shkurt, i cili do të trajtojë çështje që lidhen me rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë kombëtare të Bullgarisë dhe gjendjen e Forcave të Armatosura, Presidenti Rumen Radev komentoi se kriza Ukrainë-Rusi përbën një kërcënim për sigurinë e tërë Europës. Sipas kreut të shtetit, kjo është një krizë me përmasa globale dhe nuk kërcënon vetëm Bullgarinë dhe rajonin. Radev theksoi se dialogu zhvillohet në nivelin më të lartë - ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë, NATO-s dhe Rusisë, BE-së dhe Rusisë, ndërsa Bullgaria është pjesë e përpjekjeve për uljen e tensioneve. “Të gjithë duhet të punojmë në atë mënyrë që të shmangim zgjidhjen e kësaj krize me mjete ushtarake, zgjidhja mund të arrihet me diplomaci dhe po bëhen të gjitha përpjekjet në këtë drejtim”, tha kreu i shtetit.
Presidenti u njoh sot me analizën e gjendjes dhe stërvitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2021, të prezantuara nga shefi i mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov. Sipas Radev, kërcënimi më i madh për sigurinë tonë kombëtare është neglizhenca e problemeve të Forcave të Armatosura dhe angazhimeve tona aleate. Presidenti vuri në dukje se angazhimi i qeverisë për zhvillimin e Forcave të Armatosura duhet të jetë konstante dhe e qëllimshme. Kreu i shtetit theksoi se këto angazhime nuk duhet të kufizohen në veprime të njëhershme për blerjen e pajisjeve dhe armëve të reja.
Rumen Radev deklaroi se modernizimi është një proces i vazhdueshëm i ndërtimit të aftësive mbrojtëse me fokus kryesisht tek njerëzit në ushtri, tek teknologjitë dhe risitë.
“Deklarata e qeverisë së re se garantimi i sigurisë sonë kombëtare do të bazohet në detyrimet kushtetuese të Ushtrisë Bullgare duhet të mbështetet nga angazhime të qarta, pikëpamje të qarta dhe mbështetje se si do t’i zhvillojmë Forcat tona të Armatosura dhe si do t'i sigurojmë ato” - tha ai. Presidenti Radev.Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren bullgare Sllavena Gergova dhe ambasadorin e BE-së në Izrael Dimitër Cançev, si dhe popullin dhe..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..