Raketa e dytë e Bullgarisë për femra, Izabella Shinikova, përparoi në gjysmëfinalet për dyshe të turneut WTA 125 K në Seul. Bullgarja dhe përfaqësuesja e nikoqirëve Su Jeong Jang mundën Riya Bhatia (Indi) dhe Anastasia Kulikova (Finlandë) me 7:5, 6:0 pas 52 minutash lojë. Më parë në çerekfinalet për singel, Shinikova, e cila është e vendosur e shtata në turneun e Seulit, humbi Lin Zhu nga Kina, e cila është Nr. 2.
Sofjanasja e nisi ndeshjen me një lojë të shkëlqyer dhe me rezultat 2:0. Pasi arriti 3:1 Shinikova, e cila pësoi lëndim, nuk arriti të fitojë më asnjë game deri në fund të ndeshjes dhe u eliminua në çerekfinale.
Me këtë pjesëmarrje bullgarja fitoi 29 pikë në renditjen botërore, ku aktualisht ndodhet në vendin e 226-të.Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..