Raketa e dytë e Bullgarisë për femra, Izabella Shinikova, përparoi në gjysmëfinalet për dyshe të turneut WTA 125 K në Seul. Bullgarja dhe përfaqësuesja e nikoqirëve Su Jeong Jang mundën Riya Bhatia (Indi) dhe Anastasia Kulikova (Finlandë) me 7:5, 6:0 pas 52 minutash lojë. Më parë në çerekfinalet për singel, Shinikova, e cila është e vendosur e shtata në turneun e Seulit, humbi Lin Zhu nga Kina, e cila është Nr. 2.
Sofjanasja e nisi ndeshjen me një lojë të shkëlqyer dhe me rezultat 2:0. Pasi arriti 3:1 Shinikova, e cila pësoi lëndim, nuk arriti të fitojë më asnjë game deri në fund të ndeshjes dhe u eliminua në çerekfinale.
Me këtë pjesëmarrje bullgarja fitoi 29 pikë në renditjen botërore, ku aktualisht ndodhet në vendin e 226-të.Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..
Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...
Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..