Raketa e dytë e Bullgarisë për femra, Izabella Shinikova, përparoi në gjysmëfinalet për dyshe të turneut WTA 125 K në Seul. Bullgarja dhe përfaqësuesja e nikoqirëve Su Jeong Jang mundën Riya Bhatia (Indi) dhe Anastasia Kulikova (Finlandë) me 7:5, 6:0 pas 52 minutash lojë. Më parë në çerekfinalet për singel, Shinikova, e cila është e vendosur e shtata në turneun e Seulit, humbi Lin Zhu nga Kina, e cila është Nr. 2.
Sofjanasja e nisi ndeshjen me një lojë të shkëlqyer dhe me rezultat 2:0. Pasi arriti 3:1 Shinikova, e cila pësoi lëndim, nuk arriti të fitojë më asnjë game deri në fund të ndeshjes dhe u eliminua në çerekfinale.
Me këtë pjesëmarrje bullgarja fitoi 29 pikë në renditjen botërore, ku aktualisht ndodhet në vendin e 226-të.Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..