Ne jemi gati të jemi të parët dhe ta mbajmë këtë përgjegjësi. Këtë javë po i fillojmë bisedimet me të gjitha partitë, pa GERB dhe DPS, tha për bTV Asen Vasilev nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
Ne do të propozojmë që të formohen grupe pune për sektorët e veçantë, për të diskutuar problemet kryesore dhe për të dalë me një plan për 4 vitet e ardhshme, të cilin ta nënshkruajmë. Kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme. Nuk është e mundur që një qeveri e pakicës ta bëjë ndryshimin që premtuam, shtoi Vasilev.
Për sa i përket rritjes së inflacionit, politikani komentoi se Bullgaria nuk ka se si të përballet shpejt me problemin, sepse monedha bullgare levë është e lidhur me euron dhe pasi inflacioni në eurozonë është 5%, nuk ka asnjë mënyrë që inflacioni në Bullgari të ai të jetë i ndryshëm.Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..