Ne jemi gati të jemi të parët dhe ta mbajmë këtë përgjegjësi. Këtë javë po i fillojmë bisedimet me të gjitha partitë, pa GERB dhe DPS, tha për bTV Asen Vasilev nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
Ne do të propozojmë që të formohen grupe pune për sektorët e veçantë, për të diskutuar problemet kryesore dhe për të dalë me një plan për 4 vitet e ardhshme, të cilin ta nënshkruajmë. Kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme. Nuk është e mundur që një qeveri e pakicës ta bëjë ndryshimin që premtuam, shtoi Vasilev.
Për sa i përket rritjes së inflacionit, politikani komentoi se Bullgaria nuk ka se si të përballet shpejt me problemin, sepse monedha bullgare levë është e lidhur me euron dhe pasi inflacioni në eurozonë është 5%, nuk ka asnjë mënyrë që inflacioni në Bullgari të ai të jetë i ndryshëm.Zjarri në një diskotekë në qytetin maqedonas Koçani, ku humbën jetën 59 të rinj dhe mbi 150 u plagosën, provokoi veprime parandaluese të autoriteteve në Bullgari. Zjarrfikësit po nisin inspektime shtesë në rreth 260 objekte në të gjithë Bullgarinë,..
Thirrjes nga Spitali Urgjent “Pirogov” në Sofje për të dhuruar gjak në mbështetje të viktimave të zjarrit në Koçani të Maqedonisë së Veriut, iu përgjigjën dhjetëra vullnetarë. Fushata u organizua nga Kryqi i Kuq Bullgar. Fushata do të vazhdojë deri në..
Rregullat për shtesat në dyqane dhe çmime të rregulluara për 22 produkte ushqimore bazë parashikohen në projektligjin e ri për zinxhirin agroushqimor, i cili u prezantua sot në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. “Ne si qeveri jemi të detyruar të..
18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut...
Presim që pala maqedonase të vendosë nëse ka nevojë për marrjen e 10 personave të tjerë të lënduar nga zjarri në Koçani. Këtë e tha presidenti Rumen..
Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për..