Ne jemi gati të jemi të parët dhe ta mbajmë këtë përgjegjësi. Këtë javë po i fillojmë bisedimet me të gjitha partitë, pa GERB dhe DPS, tha për bTV Asen Vasilev nga “Po e vazhdojmë ndryshimin”.
Ne do të propozojmë që të formohen grupe pune për sektorët e veçantë, për të diskutuar problemet kryesore dhe për të dalë me një plan për 4 vitet e ardhshme, të cilin ta nënshkruajmë. Kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme. Nuk është e mundur që një qeveri e pakicës ta bëjë ndryshimin që premtuam, shtoi Vasilev.
Për sa i përket rritjes së inflacionit, politikani komentoi se Bullgaria nuk ka se si të përballet shpejt me problemin, sepse monedha bullgare levë është e lidhur me euron dhe pasi inflacioni në eurozonë është 5%, nuk ka asnjë mënyrë që inflacioni në Bullgari të ai të jetë i ndryshëm.Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..