Ka krijues për të cilët nuk flitet shumë-por dhe ata nuk duan që të flasin për veten e vet. Preferojnë që krijimet e krijuara prej mendimeve dhe duarve të tyre të flasin për ta. Heshtja e tyre nganjëherë “lartëson” zë në “Lirën e Orfeut” në qytetin Devin, ideja për një fuqi gjen shprehje në një statujë katër metrash të një luftëtari-kalorës në qendër të qytetit Loveç, kurse dashuria e tij reflekton në ujërat e Detit të Zi me “Nimfën e tij të shkëlqyer të detit” rreth qytetit Burgas.
Sejfetin Shekerov-Sefo është një nga ata krijues, të zhytur më shumë në punën e tyre sesa në kotësinë e reklamave.
Krijimet e përmendura më lartë janë vetëm një pjesë e vogël nga monumentet dhe skulpturat e tij. Sivjet Sefoja feston jubileun e tij të 50. I lindur më 29 gusht 1971 në qytetin Sliven, skulptori u diplomua në Shkollën e Mesme Speciale për Artet e Aplikuara atje, kurse pas kësaj dhe Akademinë Kombëtare për Arte të Bukura në Sofje. Viziton atelienë e Vezhdi Rashidovit, me të cilin punojnë bashkërisht, kurse gjatë vitit 1998 diplomohet pranë profesorit Emill Popov.
E gjejmë Sejfetinin-Sefo në hapësirën e tij të punës në lagjen e kryeqytetit Bojana. Garazhet e shtëpisë së tij janë të kthyera në një atelie të madhe me salla të profilizuara me shkritore, furrë, vend për gdhendje, për farkëtim, ndërtim, modelim dhe gjithçka që iu nevojitet për të krijuar një vepër.Në lidhje me habinë time për procesin e ndërlikuar të punës, Sefoja pohon se “Pëlqen gjërat e vështira”
“Unë asnjëherë nuk kam kërkuar anën e lehtë dhe asnjëherë nuk më ka trembur kurrë e vështira. Unë jam njeri punëtor. Nuk mund të rri dhe të shikoj yjet. Tre ditë të bëj pushim, ditën e dytë unë filloj të krijoj diçka. Akoma duke qenë student kolegët më thoshin -“Përse pikërisht skulpturë, a e di sesa e vështirë është. Përse nuk drejtohesh drejt diçka tjetër”. Por, unë e pëlqej profesionin, përvetësova mjaft teknika akoma duke qenë student, nga çdo një kam mësuar nga diçka. Në këtë moment e kam mbyllur rrethin dhe bëj çdo gjë - që nga balta deri tek guri, realizoj që të gjithë procesin vet në galeri.”
Tani përmes ateliesë së Sefos kalojnë shumë të rinj. Skulptori është i kënaqur se një pjesë prej tyre tanimë e kanë nisur rrugën e vet krijuese dhe janë afirmuar si emra.
“Shumë të rinj u larguan nga vendi” - në këtë fjali të shkurtër duket dhe vuajtja e Sejfetinit. Për veten e tij ai pohon:
“Unë mbeta sepse, isha një optimist i plotë për Bullgarinë dhe për zhvillimin e një të riu në vend. Me të vërtetë është shumë e vështirë, por vendosa të mbetem në atdhe.”
Ekspresiviteti plastik i autorit na çon në një botë shumë emocionale dhe të mrekullueshme.Tek Sejfetini kuajt janë qenie të shkëlqyera, demat janë plotë forcë dhe tërbim. Peshq, ritonet, mitologji - këto janë disa nga temat e tij më të preferuara:
“Më pëlqen të bëj çdo gjë. Por, më së shumti më intereson bota e kafshëve-dema, kuaj. Mitologjia më tërheq po kështu mjaftë. Prej rreth 10 vjetëve bëj dhe peshq, të cilat më sjellin një kënaqësi të madhe”.
Skulptori ka afro 40 ekspozita vetjake tek ne dhe jashtë shtetit. Është autor i skulpturave monumentale. Vepër e tij janë monumentet e bustit të Hristo Botevit në gjimnazin në qytetin Devin dhe të juristit të njohur Zhivko Stalev në Gjykatën e Rrethit të Sofjes.
Sefo është edhe krijuesi i skulpturës “Zjarri i përjetshëm”, kushtuar ngjarjeve të majit të vitit 1989, një pjesë nga procesi i ndryshimit të detyruar të emrave të turqve në vend në vitet 1984-85 në Bashkinë Kaolinovo. Ai është autor i skulpturave të shumta, të dhëna si çmime. Krijime të Sefos pronësojnë koleksionues dhe firma nga Gjermania, Anglia, Franca, Japonia, Korea e Jugut, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Bullgaria e tjera.
Si ndikoi pandemia mbi projektet e krijuesit?
“Mjaft negativisht - thotë Sejfetin Shekerov. Unë po punoj por realizimi bëhet i vështirë gjatë këtyre galerive të mbyllura. Shoqëria është nën njëfarë stresi, sepse ka kufizime. Çdo një e ruan veten dhe ne ruhemi. Ju uroj të gjithëve të jenë gjallë e shëndoshë, të duan njëri-tjetrin dhe kështu bashkë do të kemi sukses!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sevda Dyqanxhi dhe arkiv personal
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për..