Shumë pranë qytetit port danubian Svishtov janë të shpërndara gjurmët e kampit legjionar romak Nove. Ai u themelua në vitin 45 pas Krishtit me urdhër të Perandorit Klavdij, dhe si shumë nga vendbanimet në vendin tonë, u ndërtua mbi rrënojat e një vendbanimi të mëparshëm trak.
Në të kaluarën legjioni i vendosur këtu mbronte territoret e pushtuara në Traki dhe Maqedoni nga sulmet e fiseve, që vinin nga Lindja. Prapa mureve të kështjellës ndodheshin shtabi ushtarak dhe spitali i kampit. Arkeologët zbuluan edhe rrënoja të godinave të banimit, banjës dhe kazermave. Jashtë murit të fortifikatës ndodhej vendbanimi civil. Me kalimin e mijëvjeçareve, qyteti antik ndryshonte pamjen e tij, u ndërtuan godina të reja, kisha, punishte të zanatçinjve. Kështu në shekujt V-VI, Nove u bë sëllia e Peshkopisë. Por deri në ditët tona nga madhëria e tij e dikurshme mbijetuan vetëm rrënoja të fortifikatave dhe të godinave.
Përderisa shëtisin në mes të gërmadhave turistët mund të përfitojnë një ide më të plotë se si dukeshin dikur kampi dhe ndërtesat përreth përmes një rikrijimi special kompjuterik.
Çdo vit qyteti antik Nove dhe qyteti pranë Svishtov janë organizatorë të Festivalit tradicional të Trashëgimisë Antike. Mijëra miq vijnë në rajon për të parë shfaqjet interesante të betejave të gladiatorëve dhe programin e pasur kulturor të bashkisë.
Më shumë hollësi kureshtare për kampin legjionar romak mund të lexoni në materialin “Qyteti antik Nove kujton të kaluarën” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: bulgariatravel.orgSot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..
Në këtë ditë, 90 vjet më parë, u bë shenjtërimi i i Monumentit të Lirisë në malin e Shipkës. Ai u ngrit në kujtim të heronjve të vrarë në këtë vend gjatë Betejës së Shipkës, rreth së cilës në verën e vitit 1877 u zhvilluan betejat vendimtare për..
“Ka shumë vende në trojet bullgare që ruajnë kujtimin e luftërave për çlirimin kombëtar, por lavdia e Epopesë së Shipkës mbetet e patejkalueshme. Kështu shkroi presidenti Rumen Radev në faqen e tij në Facebook me rastin e 147-vjetorit të Epopesë së..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III..