Shumë pranë qytetit port danubian Svishtov janë të shpërndara gjurmët e kampit legjionar romak Nove. Ai u themelua në vitin 45 pas Krishtit me urdhër të Perandorit Klavdij, dhe si shumë nga vendbanimet në vendin tonë, u ndërtua mbi rrënojat e një vendbanimi të mëparshëm trak.
Në të kaluarën legjioni i vendosur këtu mbronte territoret e pushtuara në Traki dhe Maqedoni nga sulmet e fiseve, që vinin nga Lindja. Prapa mureve të kështjellës ndodheshin shtabi ushtarak dhe spitali i kampit. Arkeologët zbuluan edhe rrënoja të godinave të banimit, banjës dhe kazermave. Jashtë murit të fortifikatës ndodhej vendbanimi civil. Me kalimin e mijëvjeçareve, qyteti antik ndryshonte pamjen e tij, u ndërtuan godina të reja, kisha, punishte të zanatçinjve. Kështu në shekujt V-VI, Nove u bë sëllia e Peshkopisë. Por deri në ditët tona nga madhëria e tij e dikurshme mbijetuan vetëm rrënoja të fortifikatave dhe të godinave.
Përderisa shëtisin në mes të gërmadhave turistët mund të përfitojnë një ide më të plotë se si dukeshin dikur kampi dhe ndërtesat përreth përmes një rikrijimi special kompjuterik.
Çdo vit qyteti antik Nove dhe qyteti pranë Svishtov janë organizatorë të Festivalit tradicional të Trashëgimisë Antike. Mijëra miq vijnë në rajon për të parë shfaqjet interesante të betejave të gladiatorëve dhe programin e pasur kulturor të bashkisë.
Më shumë hollësi kureshtare për kampin legjionar romak mund të lexoni në materialin “Qyteti antik Nove kujton të kaluarën” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: bulgariatravel.orgEkspozita “Gruaja me shumë fytyra” me fotografi bardh e zi hapet me rastin e 90-vjetorit të aktores së madhe Tatjana Llollova. Fotot do të ekspozohen në Lulishten e Qytetit përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov”. “Tatjana pëlqente të luante. Po..
Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III..