Vendpushimi ”Allbena” shënon një rritje prej 30% të miqve të vet kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të paparashikueshëm 2020 për shkak të covid krizës. Rreth organizimit të një sërë ngjarjeve sportive, sezoni gjatë këtij viti ka filluar me sukses gjatë muajit qershor, pavarësisht motit të pazakontë me shi. Aktualisht shfrytëzimi i bazës së hoteleve është midis 65%-100%, ku kërkimi është rritur mjaftë. “Tanimë po punojmë në një situatë ku jemi të njohur me virusin, pavarësisht se dalin variacione dhe lloje të reja. Por tani, ne e dimë sesi të veprojmë”- tha për Radio Bullgarinë Velina Gymova, menaxhere e shitjeve në kompleksin “Allbena”.
Bullgaria bie në të ashtuquajturën zonë të gjelbër të hartës në Bashkimin Evropian për gjendjen e pandemisë. Me nivelin e ulët të sëmundshmërisë, vendi ynë është një dectinacion i sigurt, gjë e cila vlerësohet nga turistët e huaj. Turistët të cilët vijnë nga shtetet në Bashkimin Evropian tanimë udhëtojnë me certifikatën e vet evropiane covid dhe drejtohen te komplekset tona detare. Aktualisht, përveç bashkatdhetarëve tanë, në “Allbena” pushojnë miq nga Franca, Gjermania, Polonia, Çekia, Republikat Baltike, Rumania, Ukraina, Bjellorusi dhe Moldavia. Velina Gymova pohon se, vendpushimi akoma nuk ka arritur nivelet që përpara vitit 2019. Ndihet dhe mungesa e turistëve skandinavë.
Pavarësisht nga të gjitha muaji korrik duket të jetë mjaft i gjallëruar. Bile disa hotele janë 100% të rezervuara. “Ne jemi një vendpushim familjar, me një rëndësi të dorës së parë për klientët tanë gjatë kësaj stine nuk është kaq i rëndësishëm çmimi i paketave sesa cilësia e asaj që propozohet dhe për më tepër - siguria në kushtet e tanishme të Covidit”- thotë Velena Gymova dhe shton:
“Ne tanimë kemi vaksinë, një pjesë prej njerëzve tanë e kanë kaluar sëmundjen, kemi një prag të lartë të personelit të imunizuar, kështu që nuk e kemi frikën se në një moment mund të na nevojitet të mbyllim, për shkak të sëmundshmërisë së lartë. Madje kemi dhe një objekt me personel 100% të vaksinuar. Në objektet tona të tjera niveli mesatar i të imunizuarve është midis 60-70%”.
Dhe këtu, si dhe nëpër vende të tjera nëpër bregdetin e Detit të Zi, në mënyrë shumë të përpiktë respektohen të ashtuquajturat “Tre D”- disiplinë, dezinfektim, distancë. Por është menduar dhe për një gjë tjetër në kushtet e pandemisë - përpunimi dhe propozimi i një programit unik për një rehabilitim pas Covid të kaluar.
“Vendosëm që me ndihmën e specialistëve të njohur nga sfera e shëndetësisë tek ne dhe në Evropë, të përpunojmë një program për rehabilitimin e njerëzve, të cilët e kanë kaluar infektimin. Propozojmë paketa të ndryshme, në përshtatje me nevojat e tyre individuale dhe të gjendjes shëndetësore. Procedurat janë të larmishme-inhalacione, fizioterapi, kineziterapi, gjimnastikë në teren, shërim në teren, not e kështu me radhë”, thotë Velina Gymova.
Deri në këtë moment disa familje kanë kaluar përmes këtij programi, por po pritet një interes të forcuar nga jashtë në vjeshtë, kur është dhe piku i programeve spa. Në këtë drejtim mbështetemi tek miqtë tanë nga Gjermania, sepse kompleksi “Allbena” prej viteve ka kontrata me fondet gjermane të sigurimeve shëndetësore, të cilat mbulojnë pjesërisht ose krejtësisht shpenzimet e klientëve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: albena.bg
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..