Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Pushuesit në kompleksin bregdetar “Allbena” mund të marrin diell në plazh me libër në dorë

Снимка: arkiv

Edhe nëse keni harruar të sillni një libër për pushimet tuaja në vendpushimin bregdetar “Allbena”, kjo nuk do të thotë që do të ngeleni pa lexuar këtë verë. Nga biblioteka e plazhit në këtë vendpushim në bregdetin tonë verior, turistët mund të zgjedhin një roman falas dhe të zhyten në të, përderisa pushojnë në plazhin pranë detit për të marrin diellin. Edhe këtë sezon, qindra libra në bullgarisht, anglisht, gjermanisht, rusisht dhe rumanisht janë në dispozicion për pushuesit. Çdo mysafir i vendpushimit mund të marrë për veten një kopje, mjafton që ai të dhurojë një libër tjetër. Titujt janë të zgjidhur me kujdes. Në raftet do të gjeni romane krimi, memoare, proza ​​për gra dhe libra për fëmijë, dhe këtë verë më të kërkuarat janë romanet e krimit dhe të dashurisë.

Biblioteka e plazhit në “Allbena” është jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e të huajve që ndajnë në mënyrë aktive iniciativën në rrjetet sociale. Shumë prej tyre dhurojnë librat e tyre, të cilët i kanë lexuar tashmë kur largohen nga kompleksi.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени