Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendpushimi "Albena" me një staf të vaksinuar dhe program rehabilitimi pas Covid-19

Një fillim i suksesshëm i sezonit turistik veror në vendpushimin

Foto: albena.bg

Vendpushimi ”Allbena” shënon një rritje prej 30% të miqve të vet kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të paparashikueshëm 2020 për shkak të covid krizës. Rreth organizimit të një sërë ngjarjeve sportive, sezoni gjatë këtij viti ka filluar me sukses gjatë muajit qershor, pavarësisht motit të pazakontë me shi. Aktualisht shfrytëzimi i bazës së hoteleve është midis 65%-100%, ku kërkimi është rritur mjaftë. “Tanimë po punojmë në një situatë ku jemi të njohur me virusin, pavarësisht se dalin variacione dhe lloje të reja. Por tani, ne e dimë sesi të veprojmë”- tha për Radio Bullgarinë Velina Gymova, menaxhere e shitjeve në kompleksin “Allbena”.

Bullgaria bie në të ashtuquajturën zonë të gjelbër të hartës në Bashkimin Evropian për gjendjen e pandemisë.  Me nivelin e ulët të sëmundshmërisë, vendi ynë është një dectinacion i sigurt, gjë e cila vlerësohet nga turistët e huaj. Turistët të cilët vijnë nga shtetet në Bashkimin Evropian tanimë udhëtojnë me certifikatën e vet evropiane covid dhe drejtohen te komplekset tona detare. Aktualisht, përveç bashkatdhetarëve tanë, në “Allbena” pushojnë miq nga Franca, Gjermania, Polonia, Çekia, Republikat Baltike, Rumania, Ukraina, Bjellorusi dhe Moldavia. Velina Gymova pohon se, vendpushimi akoma nuk ka arritur nivelet që përpara vitit 2019. Ndihet dhe mungesa e turistëve skandinavë.


Pavarësisht nga të gjitha muaji korrik duket të jetë mjaft i gjallëruar. Bile disa hotele janë 100% të rezervuara. “Ne jemi një vendpushim familjar, me një rëndësi të dorës së parë për klientët tanë gjatë kësaj stine nuk është kaq i rëndësishëm çmimi i paketave sesa cilësia e asaj që propozohet dhe për më tepër - siguria në kushtet e tanishme të Covidit”- thotë Velena Gymova dhe shton:

“Ne tanimë kemi vaksinë, një pjesë prej njerëzve tanë e kanë kaluar sëmundjen, kemi një prag të lartë të personelit të imunizuar, kështu që nuk e kemi frikën se në një moment mund të na nevojitet të mbyllim, për shkak të sëmundshmërisë së lartë. Madje kemi dhe një objekt  me personel 100% të vaksinuar. Në objektet tona të tjera niveli mesatar i të imunizuarve është midis 60-70%”.

Dhe këtu, si dhe nëpër vende të tjera nëpër bregdetin e Detit të Zi, në mënyrë shumë të përpiktë respektohen të ashtuquajturat “Tre D”- disiplinë, dezinfektim, distancë. Por është menduar dhe për një gjë tjetër në kushtet e pandemisë - përpunimi dhe propozimi i një programit unik për një rehabilitim pas Covid të kaluar.

“Vendosëm që me ndihmën e specialistëve të njohur nga sfera e shëndetësisë tek ne dhe në Evropë, të përpunojmë një program për rehabilitimin e njerëzve, të cilët e kanë  kaluar infektimin. Propozojmë paketa të ndryshme, në përshtatje me nevojat e tyre individuale dhe të gjendjes shëndetësore. Procedurat janë të larmishme-inhalacione, fizioterapi, kineziterapi, gjimnastikë në teren, shërim në teren, not e kështu me radhë”, thotë Velina Gymova.

Deri në këtë moment disa familje kanë kaluar përmes këtij programi, por po pritet një interes të forcuar nga jashtë në vjeshtë, kur është dhe piku i programeve spa. Në këtë drejtim mbështetemi tek miqtë tanë nga Gjermania, sepse kompleksi “Allbena” prej viteve ka kontrata me fondet gjermane të sigurimeve shëndetësore, të cilat mbulojnë pjesërisht  ose krejtësisht shpenzimet e klientëve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: albena.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD
Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD