Bullgarët po udhëtojnë gjithnjë e më aktivisht dhe po shpenzojnë më shumë para për udhëtime - si në destinacionet e afërta ashtu edhe në ato të largëta. Vitin e kaluar ata bënë rreth 9 milionë udhëtime jashtë vendit,dhe destinacionet më të njohura janë vendet fqinje - Turqia, Greqia, Rumania dhe Serbia. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave, viti 2025 nisi fuqishëm – vetëm në janar, afro 600 mijë bashkatdhetarë tanë udhëtuan jashtë vendit, që është mbi 11% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024. Me sa duket, as inflacioni dhe rritja e çmimeve, as situata e tensionuar politike në vendin tonë dhe në mbarë botën nuk janë në gjendje t'i largojnë bullgarët nga dëshira për të udhëtuar dhe për të jetuar për momentin.
Regjistrimet për programet turistike pranverë-verë janë jashtëzakonisht intensive, sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë gjatë Ekspozitës Turistike "Pushime dhe Spa Expo" në Sofje. Ja komenti i Vlladislav Karapanov, përfaqësues i një prej agjencive më të mëdha të operatorëve turistikë në tregun bullgar:
"Kemi një rritje mjaft serioze të rezervimeve, ndoshta rreth 20% për të gjitha destinacionet tona. Prandaj po rrisim numrin e datave për secilin prej tyre. Për shembull, vitin e kaluar nisëm për herë të parë programin Baltik dhe kishim 6-7 data për këtë destinacion. I plotësuam të gjitha. Njerëzit ishin shumë të kënaqur. Dhe këtë vit shtuam numrin e datave tona për shtetet baltike. Dhe ne kemi destinacione që janë të rezervuar plotësisht deri në shtator. Interesi për Kinën është mjaft i fortë tani. Këtë vit kemi tashmë 7 programe për Kinën, pra shtuam edhe 5 të reja në krahasim me vitin e kaluar. Rezulton se shumë njerëz në vendin tonë mund të përballojnë të shpenzojnë më shumë para për destinacione më të largëta.
Paketat tona për në Evropë janë më të lira. Kemi, për shembull, 6 programe për Italinë që janë jashtëzakonisht të njohura. Bullgari dëshiron të shohë vende të reja, të pushojë pasi ka punuar shumë gjatë gjithë vitit dhe është i gatshëm të shpenzojë para, dhe ndoshta disa njerëz marrin edhe një kredi për të udhëtuar, d.m.th. bullgarit i pëlqen të jetojë për momentin."
Megjithatë, shumica e bashkatdhetarëve tanë do të zgjedhin Bullgarinë për pushime në muajt në vijim. Rezervimet po shkojnë shumë mirë për pushimoret spa si Velingrad, Hisarja, Kjustendill, përfshirë edhe Pavell Banja, që vitet e fundit u pasurua me një bazë hoteli elitar dhe qendra moderne spa.
Turizmi aventurier në mes të natyrës bullgare po merr gjithashtu vrull, shpesh i kombinuar me eksplorimin e jetesës rurale, me përvojat e kuzhinës, degustimin e verërave etj.
"Tipi konvencional i turistit që do të qëndronte në një hotel të klasit të lartë nuk vjen tek ne”- thotë Mihaella Kirçeva, e cila prej vitesh mirëpret mysafirët në fshatin Tënkovo, afër bregut të Detit të Zi dhe në brigjet e digës Studen Klladenec në Rodopet Lindore:
“Vijnë njerëz që janë “të ngulur” në eksperiencë. Për shembull, në bujtinat ku qëndrojnë shpesh nuk ka banjë private, shumë herë flemë në kasolle apo çadra. Për ne, gjëja më e rëndësishme është të përjetojmë dhe të mësojmë diçka të re, të krijojmë kontakte të reja. Dhe njerëzit kërkojnë aventura të tilla, apo të ashtuquajturat “aktivitete në natyrë”. Kjo përfshin ecjen, çiklizmin, etj. Kajakët janë shumë të njohur sepse janë ndoshta mënyra më e lehtë për njerëzit që të dalin jashtë zonës së tyre të rehatisë. Dhe nga ky këndvështrim, turistët aventurierë në vendin tonë janë mendjegjerë dhe bohem” – thotë në përfundim Mihaella Kirçeva.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: Pixabay, Revista "Travel&Lifestyle", Facebook /Mihaela Kircheva
Natyra e pastër, rehati shtëpiake, ushqime të shijshme dhe emocione të llojllojshme - Momçillovci është një parajsë për adhuruesit e turizmit rural. Në kulmin e sezonit turistik, si gjatë dimrit, ashtu edhe gjatë verës, bujtinat dhe restorantet në..
Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023. Megjithatë kohët e fundit qyteti ynë i Detit të Zi po zhvillohet edhe si një qendër kulturore, duke..
"Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..
Natyra e pastër, rehati shtëpiake, ushqime të shijshme dhe emocione të llojllojshme - Momçillovci është një parajsë për adhuruesit e turizmit rural. Në..