Bullgaria votoi kundër rezolutës së OKB-së të miratuar javën e kaluar për hetim ndërkombëtar të shkeljeve të lidhura me dhunën e fundit në Rripin e Gazës, si dhe për abuzimet "sistemike" në territoret palestineze dhe në Izrael, njoftoi BGNES.
Në një listë të votave të publikuar në Twitter shihet se asnjë vend evropian nuk ka votuar në favor të hetimit. Përveç Bullgarisë, Republika Çeke, Austria, Gjermania dhe Britania e Madhe gjithashtu kanë votuar kundër vendimit në OKB.
Sot, ambasadori izraelit në Sofje, Yoram Elron, e falënderoi Bullgarinë se është një nga vendet që kanë votuar "kundër" vendimit në OKB.
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbështeti rezolutën me një shumicë prej 24 votash, 9 vota ishin kundër, kurse 14 nga gjithsej 47 abstenuan.Policët dhe personeli ushtarak rumun kanë punuar si mercenarë në Kongo Sipas një raporti nga Ministria e Brendshme e Rumanisë, 11 nga punonjësit e saj kanë punuar si mercenarë në Kongo ndërsa kanë qenë me pushime mjekësore, raportoi..
Ministri i Energjisë Zheço Stankov mori pjesë në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. "Bullgaria është një partner i besueshëm në transformimin e energjisë dhe sigurinë në rajon," tha ai në fjalimin e tij në një panel..
Më 9 dhe 10 prill, Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Aktiviteti mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të rretheve akademike, biznesit dhe sektorit joqeveritar, të cilët diskutojnë..