Bullgaria votoi kundër rezolutës së OKB-së të miratuar javën e kaluar për hetim ndërkombëtar të shkeljeve të lidhura me dhunën e fundit në Rripin e Gazës, si dhe për abuzimet "sistemike" në territoret palestineze dhe në Izrael, njoftoi BGNES.
Në një listë të votave të publikuar në Twitter shihet se asnjë vend evropian nuk ka votuar në favor të hetimit. Përveç Bullgarisë, Republika Çeke, Austria, Gjermania dhe Britania e Madhe gjithashtu kanë votuar kundër vendimit në OKB.
Sot, ambasadori izraelit në Sofje, Yoram Elron, e falënderoi Bullgarinë se është një nga vendet që kanë votuar "kundër" vendimit në OKB.
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbështeti rezolutën me një shumicë prej 24 votash, 9 vota ishin kundër, kurse 14 nga gjithsej 47 abstenuan.Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..
Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të..