Bullgaria votoi kundër rezolutës së OKB-së të miratuar javën e kaluar për hetim ndërkombëtar të shkeljeve të lidhura me dhunën e fundit në Rripin e Gazës, si dhe për abuzimet "sistemike" në territoret palestineze dhe në Izrael, njoftoi BGNES.
Në një listë të votave të publikuar në Twitter shihet se asnjë vend evropian nuk ka votuar në favor të hetimit. Përveç Bullgarisë, Republika Çeke, Austria, Gjermania dhe Britania e Madhe gjithashtu kanë votuar kundër vendimit në OKB.
Sot, ambasadori izraelit në Sofje, Yoram Elron, e falënderoi Bullgarinë se është një nga vendet që kanë votuar "kundër" vendimit në OKB.
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbështeti rezolutën me një shumicë prej 24 votash, 9 vota ishin kundër, kurse 14 nga gjithsej 47 abstenuan.Më 9 dhe 10 prill, Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi. Aktiviteti mbledh së bashku krerët e shteteve dhe qeverive, përfaqësues të rretheve akademike, biznesit dhe sektorit joqeveritar, të cilët diskutojnë..
Studentët serbë protestues do të përshkojnë me biçikletë 1300 km deri në Strasburg Një grup prej 80 studentësh dhe persona të tjerë nga katër universitetet në Serbi - në Novi Sad, Beograd, Nish dhe Kragujevac, duke marrë pjesë në protestat e..
Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II po presin takimin e nivelit të lartë “Procesi Akaba” me fokus Ballkanin, në të cilin marrin pjesë afro 30 delegacione të kryesuara nga krerë shtetesh, përfaqësues të qeverive,..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të..