Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një udhëtim rreth botës së kinemasë bullgare

Foto: arkiv

Amerika Veriore është ndalesa e tretë nga udhëtimi i kinemasë bullgare mes bashkatdhetarëve tanë nëpër botë. Iniciativa e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit është quajtur “BG kinema në 7 kontinente” dhe realizohet bashkërisht me platformën gledam.bg, e cila ka ambicien  të kthehet në një arkiv digjital të kinemasë vendase.

Çdo një kontinent ka fundjavën e vet të filmit, kur bashkatdhetarët tanë aty mund të shijojnë 3 filma bullgarë dhe të takohen me ekipin krijues të ndonjërit prej tyre. Pjesa më e madhe e filmave kanë titra në anglisht, që i bën të përshtatshme për t’u parë nga miqtë e huaj.

Pas Amerikës Veriore /28-30 maj/ udhëtimi i kinemasë vendase vazhdon në Evropë /4-6 qershor/, Australi / 11-13 qershor/ dhe Azi /18-20 qershor/.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD