Qyteti bregdetar bullgar Burgas pranë Detit të Zi zë vend të dytë në klasifikimin e përkohshëm të iniciativës Transformative Cities. Votimi do të vazhdojë deri më 16 nëntor dhe çdonjëri mund ta shprehë përkrahjen e vet në këtë adresë.
Transformative Cities ka për qëllim t’i popullarizojë shembujt e mirë në botë në marrjen e vendimeve të lidhura me sfidat ekonomike, sociale, politike dhe ekologjike.
Kandidatura e Burgasit është në sektorin “Energji”, sepse gjatë disa viteve të fundit u arritën suksese në zbatimin e masave për rinovimin e fondit të ndërtesave në qytet – ndriçimi rrugor u zëvendësua me më efikas energjetikisht dhe u morën hapat e parë drejt përdorimit të automjeteve elektrike, të cilat mund të karikohen falas. Pritet që qyteti të marrë 56 autobusë të rinj elektrikë.Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..