Qyteti bregdetar bullgar Burgas pranë Detit të Zi zë vend të dytë në klasifikimin e përkohshëm të iniciativës Transformative Cities. Votimi do të vazhdojë deri më 16 nëntor dhe çdonjëri mund ta shprehë përkrahjen e vet në këtë adresë.
Transformative Cities ka për qëllim t’i popullarizojë shembujt e mirë në botë në marrjen e vendimeve të lidhura me sfidat ekonomike, sociale, politike dhe ekologjike.
Kandidatura e Burgasit është në sektorin “Energji”, sepse gjatë disa viteve të fundit u arritën suksese në zbatimin e masave për rinovimin e fondit të ndërtesave në qytet – ndriçimi rrugor u zëvendësua me më efikas energjetikisht dhe u morën hapat e parë drejt përdorimit të automjeteve elektrike, të cilat mund të karikohen falas. Pritet që qyteti të marrë 56 autobusë të rinj elektrikë.Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..