Qyteti bregdetar bullgar Burgas pranë Detit të Zi zë vend të dytë në klasifikimin e përkohshëm të iniciativës Transformative Cities. Votimi do të vazhdojë deri më 16 nëntor dhe çdonjëri mund ta shprehë përkrahjen e vet në këtë adresë.
Transformative Cities ka për qëllim t’i popullarizojë shembujt e mirë në botë në marrjen e vendimeve të lidhura me sfidat ekonomike, sociale, politike dhe ekologjike.
Kandidatura e Burgasit është në sektorin “Energji”, sepse gjatë disa viteve të fundit u arritën suksese në zbatimin e masave për rinovimin e fondit të ndërtesave në qytet – ndriçimi rrugor u zëvendësua me më efikas energjetikisht dhe u morën hapat e parë drejt përdorimit të automjeteve elektrike, të cilat mund të karikohen falas. Pritet që qyteti të marrë 56 autobusë të rinj elektrikë.Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..