Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Histori të harruara për gra në pikturimin bullgar

Foto: BTA

Shkolla Bullgare e Pikturimit ka traditat e veta shumëshekullore dhe emra me të cilët është e famshme në të gjithë botën. Vlaldimir Dimitrov-Mjeshtri, Zllatju Bojaxhiev, Deçko Uzunov, Ivan Mërkviçka, Ivan Milev, Konstantin Shtërkellov janë vetëm një pjesë prej krijuesve të cilët zënë vend të denjë në thesarin botëror të artit figurativ. Mirëpo, pak më të njohura janë zonjat në këtë “top listë”. Disa prej tyre janë plotësisht të harruara, ndërsa për të tjerat flitet rrallë herë.

Fakt me të cilin mund të krenohet çdo komb është se në vitin 1999 Instituti biografik Amerikan  (American Biographical Institute, Inc.) nominoi  piktoren bullgare Lika Janko (67) për grua të vitit. Më se 20 vjet me radhë piktorja me prejardhje shqiptare ishe e ndaluar në Bullgari. Ekspozita e saj e parë me vete në Sofje në vitin 1967 u mbyll ditën e gjashtë pas hapjes ndërsa Jankos iu ndalua të ekspozonte deri në vitin 1981. Pushtetarët e akuzuan në “avangardizëm”, “formalizëm” dhe “mosdisiplinë”. 14 vjet asaj iu ndalua të prezantonte veprat e saj dhe të udhëtonte jashtë shtetit. Skandali i zhurmshëm ndihmoi popullaritetin e saj dhe e bëri një nga krijuesit më të kërkuar. E hidhëruar nga ndalesa e imponuar ajo ndaloi së shfaquri artin e saj para publikut. Vitet e fundit ka një interes të theksuar ndaj krijimtarisë së piktores Lika Janko. Sidoqoftë  fati i saj është vetëm një nga shembujt e hidhëruar nga koha para ndryshimeve në Bullgari.

Krejt e ndryshme ishte jeta e njërës prej piktoreve të para bullgare Elisaveta Konsullova-Vazova (1881-1965). Ajo ishte bashkëshorte e aktivistit shoqëror dhe politik Boris Vazov – vëlla i Patrikut të Letërsisë Bullgare Ivan Vazov. Midis dy luftërave botërore Elisaveta Konsullova-Vazova kishte një sukses jashtëzakonisht të madh ndërkombëtar.

Gjatë kësaj periudhe u shfaqën edhe piktoret moderniste si Vera Nedkova (1908-1996) dhe Vera Llukova (1907-1974), si dhe Sulltana Suruzhon (1900-1962), e cila fitoi popullaritet në Izrael ku përjetoi ditët e veta të fundit. Këtë e tregoi para Radio Bullgarisë Milena Ballçeva-Bozhkova. Bashkë me profesorin Çavdar Popov janë krijuesit e albumit të ri dygjuhësor “Pesëdhjetë gra në pikturën bullgare”.

Milena Ballçeva-Bozhkova

Milena Joiç është piktorja e vetme bullgare e cila ka vepra të ekspozuara në Muzeun e Grave Piktore në Uashington.

Prania e grave në artin figurativ bullgar u regjistrua mezi gjatë dy dekadave të para të shekullit XX. Sidoqoftë në se flasim për shfaqjet e para të zonjave në këtë fushë, ato bëhen fakt në kufirin midis shekullit të XIX dhe atij të XX. Ato janë sporadike dhe janë kryesisht në fushën e pikturës. Pas kësaj gratë fillojnë të shfaqen gjithnjë më aktivisht  në të gjitha fushat e arteve plastike – pikturë, grafikë, skulpturë, tekstile, qeramikë.

Materiali që u përfshi në album është vetëm një pjesë e vogël e historisë së pikturës bullgare, e cila krijon një përfytyrim për zhvillimin e artit figurativ tek ne që nga fillimi i shekullit të XX e deri në ditët tona. 

Është interesante, se ideja për këtë botim lini para afro dy vjetësh. Atëherë princi i lindur në Bullgari Nikita Llobanov-Rostovski vizitoi Fondacionin Ndërkombëtar “Shenjtorët Kirill dhe Metodijh” ndërsa pak më vonë dhuroi 3 000 euro për realizimin e projektit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD