“Sulmi i protestuesve kundër Lëvizjes për të Drejta dhe Liritë (DPS) /partia e tirqve etnikë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari/ tregon mungesën e perspektivës, mungesën e vizionit të qartë dhe të ideve nga ana e organizatorëve të protestës”. Këtë e bëri të ditur kryetari i partisë Mustafa Karadajë me rastin e ditës së 78 të protestës, kur protestuesit godisnin me vezë centralin e DPS-së, transmetoi BTV.
Karadajë rikujtoi se shpeshherë forca të veçanta politike përpiqen të vijnë në pushtet duke përdorur retorikë kundër DPS-së. Ai nënvizoi shprehimisht se tashmë 4 vjet partia e tij këmbëngul për dorëheqjen e qeverisë.
DPS bëri thirrje për protestë paqësore dhe dialog për daljen nga kriza politike.Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...